Berat Buzhala mund të dënohet deri 5 vjet burg

Në zhvillimet e fundit në Turqi, pati reagime dhe komente prej më të ndryshmeve edhe nga shoqëria kosovare. Përveç ekzaltimit me puçin, kishim edhe thirrje për të marrë pjesë në këtë “luftë” dhe për tu rreshtuar në anën e ushtrisë puçiste.
Një prej thirrësve ishte edhe nga gazetari i gazetës Ekspress Berat Buzhala, ku ai bëri thirrje për rreshtimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës me ushtrinë puçiste që sipas ligjit nr.05/L-002 Për Ndalimin e Bashkimit në Konfliktet e Armatosura Jashtë Territorit të R.Kosovës, respektivisht nenit 3 par.4 dënohet me burgim nga 6 muaj deri në 5 vite.

Ai në një status në facebook ka thënë : “I ftoj qytetarët e Republikës së Kosovës që gjenden në pushime në Turqi që të rreshtohen me ushtrinë”

Ligji për pjesëmarrje në kofliktet e armatosura jashtë vendin është miratuar në vitin e kaluar.

Në një vend normal, ky shkrim sipas nenit 4 duhet të shtyente organet e rendet për të nisur një hetim dhe për të marrë masa ndaj kësaj thirrje për tiu bashkangjitur puçit të dënuar nga të gjitha shtetet e botës.

Artikulli paraprakIntervista e Davutoglut për Al Jazeera, ja çfarë tha ai
Artikulli vijuesErdoğan dhe Putin zhvillojnë bisedë telefonike