Kosova dhe Pakistani arrijnë marrëveshje diplomatike

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, dhe homologu i tij pakistanez, Malik Amad Khan, kanë nënshkruar sot një marrëveshje diplomatike në mes të këtyre dy vendeve.

Pas takimit njëorësh në mes të dy ministrave, Hoxhaj tha se vizita e ministrit Amad Khan nuk është asgjë tjetër veçse kaptina e re e relacioneve bilaterale në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës Islamike të Pakistanit.

Hoxhaj tha se në këtë takim u bisedua për bashkëpunim të ngushtë ekonomik, arsimor, parlamentar, si dhe bashkëpunim në mes të qytetarëve të të dyja vendeve.

Ministri shtoi se Pakistani është një shtet me një fuqi rajonale dhe një shtet me një peshë të madhe politike, diplomatike, ushtarake dhe ekonomike.

Ndërsa Ministri i Punëve të jashtme të Pakistanit, Malik Amad Khan, tha se shteti i Pakistanit do të punojë për bashkëpunim qeveritar dhe bashkëpunim ndërmjet njerëzve të këtyre dy shteteve.

“Ne do të punojmë për rritjen e bashkëpunimit qeveritar dhe bashkëpunimin ndërmjet njerëzve ndërmjet popujve, po ashtu edhe bashkëpunimi parlamentar, sepse diplomacia parlamentare është një mjet shumë efektiv dhe marrëdhëniet ne mes dy vendeve janë tepër të rëndësishme. Kur flasim për marrëdhënie, këto nuk duhet të jenë vetëm ndërmjet qeverisë. Marrëdhëniet e vërteta janë ndërmjet njerëzve ndërmjet popujve”, theksoi Khan, transmeton KP.

Ai shtoi se pas kthimit në vendin e tij, kjo vizitë do të jetë historike, sepse është pakistanezi i parë që ka vizituar një shtet për herë të parë pas njohjes së atij vendi.kohaislame

Artikulli paraprakBebet dhe gjumi i trazuar i natës
Artikulli vijuesVdes një i paraburgosur në Burgun e Dubravës