Berisha: 300 vrasës qarkullojnë të lirë edhe pse Rama nuk bën amnisti

Ish-kryeministri Sali Berisha, të enjten, ka akuzuar dhe sulmuar kryeministrin Edi Rama lidhur me faktin se këtë vit Ministria e Drejtësisë nuk mori vendimin për amnisti për të burgosurit.

Përmes një shënimi në Facebook, Berisha shkruan se qeveria nuk njohu amnistinë as për festat e nëntorit dhe as ato të fundvitit për ato kategori të dënuarish për vepra minore.

Sipas tij, po nxirren nga burgu trafikantë, ndërsa shtoi se po qarkullojnë të lirë mbi 300 vrasës.

Shënimi i plotë:

Narkoshteti i Edvinit-Norieges, nuk njeh amnistine!

Te dashur miq, viti 2017 ishte viti i pare ne histori qe nuk pati amnisti per te burgosurit. Narko-parlamenti i narko-republikes se Norieges nuk beri amnisti me rastin e 105 vjetorit te pavaresise as dhe per festat e fundvitit paçka se në burgjet e vendit dergjen qindra e me shume fëmije, të rinj, gra, burra per krime minore si mospagesa e energjise, mosbindje apo zënke me çunat e krimit, faje te shkeljes se rregullave te qarkullimit, hajdute xhepash, perdorues fatkeqinj droge te arrestuar per dy grame hashash etj etj.

Nderkohe qe me rekomandime te narko-deputeteve, narko-bashkiakeve, narko-ministrave dhe vete Norieges nxirren nga burgjet vrases serial, trafikante te dhjetra tonelatave droge, pronaret e magazines me 21 tonelata droge ne Permet vetem per lidhjet e tyre me pushtetaret si dhe qarkullojne te lire mbi 300 vrases, shfrytezues prostitucioni, grabites, pengmarres, trafikante droge, te denuar nga drejtesia e vendeve te tjera por qe ne Shqiperi ndajne parate e tyre te krimit me pushtetaret.

Ky qendrim banditesk ndaj amnistise eshte pasqyre e fytyres se vertet te Edvin Kristaq Rames, Norieges se Shqiperise dhe narko-shtetit te tij te urryer! Sb

Artikulli paraprak3 vjet e gjysmë i duhen një punëtori në Kosovë të fitojë aq sa Haradinaj shpenzoi për tri ditë
Artikulli vijuesShëngjini drejt zhdukjes