Berisha nesër në Deçan

0
188

Në kuadër të shënimit të 100-vjetorit të themelimit të shtetit shqiptar, nesër do të mbahen aktivitete të shumta në komunën e Deçanit. Për nder të kësaj dite kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha do të nderohet me titullin Qytetar Nderi i Deçanit.

Shefi i protokollit të komunës së Deçanit Hajdar Sutaj ka thëne se është privilegj që do ta kenë të pranishëm të parin e qeverisë shqiptare nesër në komunën e tyre.

Aktivitetet për festimin e jubileut të shtetit Shqiptar do të nisin në orën 12.00 ku Kryeministri Berisha do të bëjë homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmoret e Kombit’’ në Gllogjan dhe do ta vizitoi familjen Haradinaj.

Më pas Sali Berisha nga Kryetari i Komunës, Rasim Selmanaj në zyrën e tij, dhe në sallën e asamblesë komunale do t’i ndahet çmimi “Qytetar Nderi i Deçanit”.

Ndërkohë që ceremonia kryesore do të zhvillohet nga ora 13:00 në fshatin Isniq të Deçanit, ku kryeministri Berisha do ta bëjë zbulimin e shtatores së heroit të kombit, Isa Boletini, së bashku më kryetarin e komunës Rasim Selmanaj, kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi dhe personalitete të tjera.kohaislame