Berisha: Vuçiq do të zëvendësojë shqiptarët në Preshevë me refugjatë

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka bërë një denoncim për shqiptarët jashtë kufijve shtetërorë. Ndonëse pritej të fliste për situatën, Berisha ka folur jashtë parlamentit për shqiptarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanovcit.

Ai deklaroi se Presidenti serb Aleksandër Vuçiq po kërkon të ripopullojë këto treva shqiptare me refugjatë nga territore të tjera të Ballkanit dhe më tej. Berisha akuzon kryeministrin shqiptar, Edi Rama se po bashkëpunon me Vuçiq për këtë qëllim.

“Denoncuam me ashpërsinë më të madhe qëndrimet albanofobe të Vuçiq dhe të Edvin Kristaq Ramës ndaj shqiptarëve të Preshevës. Në këtë periudhë mjalti midis këtyre dy zyrtarëve më të lartë të vendeve respektive, reagimi i Vuçiq ka ndërmarrë masa anti-shqiptare në historinë e tyre. Ai synon ripopullimin e këtyre trevave të pastra shqiptare me refugjatë nga territore të tjera të Ballkanit dhe jo vetëm të tij”, tha Berisha.

Më tej ish- kryeministri rrëfeu se Vuçiq ka zëvendësuar udhëheqësit shqiptarë me vasalë të tij që kanë marrë 50 vendime në një ditë, të diktuara nga Beogradi e me miratimin e kryeministrit shqiptar.

“Për këtë qëllim në dhunim të kushtetutës dhe gjitha konventave ndërkombëtarë ka zëvendësuar udhëheqësit legjitimë të Preshevës me vasalë të tij, që në një mbledhje marrin 50 vendime të diktuara nga Beogradi, të miratuara nga Edvin Kristaq Rama”, shtoi Berisha.

Artikulli paraprakVettingu përfshin policinë, makina e së vërtetës “ngel” 20 efektivë
Artikulli vijuesVuçiç: Serbia mund të anëtarësohet në BE në vitin 2023