Dy ushtarë të NATO-s u vranë në Afganistan

Shpërthimi i një bombe shkaktoi vdekjen e dy ushtarëve të NATO-s në jug të Afganistanit, thuhet të martën në një deklaratë publike të Forcës Ndërkombëtare për Sigurinë në Afganistan (ISAF).

Aktualisht nuk jepen të dhëna të hollësishme rreth shpërthimit dhe identitetit të ushtarëve të vrarë.

Muajve të fundit ne Afganistan kanë gjetur vdekjen të paktën 384 ushtarë të ISAF, shumica e tyre ishin amerikanë.

Artikulli paraprakAdoleshentët përdorin pajisjet mobile për detyrat e shtëpisë
Artikulli vijuesNATO-ja, Sistemi i mbrojtjes raketore PATRIOT dhe pozita e Turqisë