Berlini kritikon policinë e EULEX-it për dështime

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Thomas de Maiziere, ka thënë se policia e Bashkimit Evropian në Kosovë “është në rrugë të gabuar” dhe se duhet të riorganizohet.
Duke folur para takimit të NATO-s për situatën në Kosovë, Maiziere ka thënë se dështimet e policisë së EUELX-it për të kryer punën e saj, po u vënë një barrë të paarsyeshme forcave të NATO-s.

Siç raporton Rel, ministri gjerman i Mbrojtjes ka thënë se “Gjermania nuk është e kënaqur me situatën. Kemi nevojë për një fillim të ri, emër të ri, strukturë të re, nejrëz të rinj dhe mandat të ri. Në çdo rast, ajo është në rrugë të gabuar. Ne duhet ta zgjidhim këtë në nivel të BE-së”.

Berlini ka 1,330 trupa në kuadër të forcës paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë.kohaislame

Artikulli paraprakSali Berisha pasnesër shpallet qytetar nderi i Deçanit
Artikulli vijuesRIKTHEHET NË PUNË APARATI I KORONAROGRAFISË