Sërish arrestohet Visar Ymeri

Sot rreth orës 10:00, Policia e Kosovës arrestoi sërish kryetarin e Vetëvendosjes, Visar Ymeri.

“Proceset e montuara gjyqësore ndaj Lëvizjes VETËVENDOSJE! nuk po ndalen dhe kanë intensifikuar kohëve të fundit.

Arrestimi i vazhdueshëm i kryetarit të subjektit më të madh opozitar, konfirmon raportet ndërkombëtare që Kosovën e kanë shpallur vend me sistem gjysmë të konsoliduar autoritar”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

“Prej se e kemi në pushtet këtë koalicion, dhuna dhe përndjekjet politike janë bërë metodë qeverisëse në Kosovë. Lëvizja VETËVENDOSJE! kërkon urgjentisht ndërprerjen e përndjekjeve politike dhe do të angazhohet me tërë qenien e saj që ta largojë këtë regjim autoritar”, thuhet në njoftim.kohaislame

Artikulli paraprakArrihet marrëveshja për njohjen reciproke të certifikatave ADR në Bruksel
Artikulli vijuesDështimi i tenderit për stentat, “shpëtim” për spitalet private