REXHEPI E “DJERSIT” BAJRAMIN!

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi, dje është ndjerë në siklet derisa është përballur me pyetjet e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, përkatësisht Komisionit Parlamentar për Siguri.

 Dhuna policore ndaj deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe qytetarëve në protestën e 22 tetorit, “dorëzimi” karshi situatës në veri dhe mosreagimi ndaj protestës së fundit në Austostradë, kanë qenë ndër temat që e kanë “djersitur” ministrin, shkruan “Zëri”.  Sikurse që është pritur, debati më i nxehtë është zhvilluar në mes të deputetit të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi dhe të parit të MPB-së, i cili gjatë gjithë kohës është asistuar nga drejtori i Policisë, Shpend Maxhuni…kohaislame

Artikulli paraprak300 APLIKACIONE PËR SHTETËSI SHQIPTARE
Artikulli vijuesShqipëria të mbahet pranë perspektivës europiane, por jo statusi