Është një studentët e dalluar të fakultetit Juridik në Universitetin e Prishtinës, me një mestare mbi 9,5. Ai qe një kohë të gjatë është përpjekur për një punë, pasi edhe kishte mbaruar edhe masterin në Juridik por pa asnjë sukses. Në një postim në rrjetet sociale, ai dëshmon se si i është bërë padrejtësi qe një kohë të gjatë dhe ai e ka fituar kontestin administrativ me Komunës së Shtimjes. Në shënimin e tij të plotë ai shkruan:
” Të nderuar miq,
Më lejoni të ju njoftoj opinionin e gjerë publik, shoqërinë civile, mediat (me theks të veçantë gazetarinë hulumtuese) se sapo kam pranuar këtë vendim nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës i Shërbimit Civil të Republikës së Kosovës i cili më KONFIRMON se e kam fituar një betejë të rëndësishme profesionale dhe ligjore përballë pushtetit të egër dhe injorant të Komunës së Shtimes në konkursin publik të shpallur më 08 korrik 2015 për pozitën asistent administrativ.
Personi që është pranuar në këtë konkurs ka qenë ,,i punësuar” paraprakisht para se me u hapë konkursi publik në këtë pozitë, gjatë konkursit, në kohën sa është zhvilluar testimi i kandidatëve me shkrim dhe gjatë kohës së intervistimit të kandidatëve.
Në këtë konkurs ,,u përzgjedh” Xhemshir Shabani. I paknaqur me këtë zgjedhje kam bërë kërkesë për të pasur qasje në testin tim të shoh se si jam vlerësuar, por një gjë të tillë ma kanë MOHUAR Kuvendi Komunal i Shtimes.
Me këtë rast konstatoj se Komuna e Shtimes ka bërë shkelje flagrante të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, konkretisht parimin bazë të Kushtetutës sonë, nenin 24 Barazia para ligjit, Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut si dhe Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut.
Por, kjo nuk është padrejtësia e parë që ma bënë Komuna e Shtimes, konkretisht Kryetari i Komunës Naim Ismajli.
Në vitin 2011 padrejtësisht më mohohet e drejta në bursën komunale.
Po në këtë vit më mohohet e drejta për tu zgjedhur në regjistrim të popullsisë.
Në vitin 2014, po ashtu më mohohet padrejtësisht e drejta për tu zgjedhur si regjistrues i theshtë në regjistrimin e bujqësisë, këtë padrejtësi verbalisht ma kanë konfirmuar edhe Ministria e bujqësisë dhe Agjensioni i Statistikave të Kosovës.
Në vitin 2014, po ashtu më mohohet padrejtësisht e drejta për tu zgjedhur si regjistrues i theshtë në regjistrimin e bujqësisë, këtë padrejtësi verbalisht ma kanë konfirmuar edhe Ministria e bujqësisë dhe Agjensioni i Statistikave të Kosovës.
Në vitin 2015 kam aplikuar në arsim për lëndën zgjedhore ,,Të nisemi për në Europë”. Edhe pse me përgatitjen profesionale që kisha, isha i pa konkurrencë, Kryetari i Komunës me injorancën e vet më diskualifikoj nga gara për ta zgjedhur një militant partiak i afërm i nënkryetarit të komunës, i kualifikuar me histori.
Nga kjo padrejtësi e fundit, lind një postulat se :
,,Historia na i mëson të kaluarën dhe jo të ardhmen”.
Ky historian do t’i mësoj ata fëmij për ekzodin e 100 mijë shqiptarëve të vitit të kaluar që migruan rrugëve të Europës, por asesi për hapat ligjor, kriteret e Kopenhagës dhe për Traktatin e Lisbonës.
Andaj, arsimi është në këtë nivel çfarë është.
Krejt në fund e falënderoj nga thellësia e zemrës stafin e Këshillit të Pavarur Mbikqyrës për punën e pavarur, të paanshme dhe dinjitoze në shërbim të qytetarit të Republikës së Kosovës.
,,Kam gjetur forcë t’iu përballoj goditjeve të tyre, por nuk do të kenë forcë t’i përballojnë goditjes sime.”