Zakir Naik me Fatos Nanon – Shpifje e mediave shqiptare!

Gazeta Dita, një gazetë në Shqipëri është bërë arenë e talljeve pasi ajo në një lajm ku ka dashur të shkruaj për Zakir Naik, ligjëruesin e famshëm mbi Islamin nga India ai ngatërruar me një njeri që jeton në Tiranë.
Në shkrimin e saj: ” Me kë është Fatos Nano në këtë foto të çuditshme ?!”, ku ndër të tjera thonë: ” Emri i tij është Zakir Naik. Kemi të bëjmë me një “peshk të madh” përsa i përket islamit radikal me ngjyrim vahabist (wahabism). Zotëria në fjalë në Pogradec është prezantuar si bemires. Por ai njihet gjerësisht si predikues, dijetar, teolog i fesë islame, specialist për marrëdhëniet me publikun për problemet e islamit etj.”
Ndërsa sipas asaj që shihet në foto, shihet qartë se ai nuk i ngjanë aspak Zakir Naikit, por ai është Nazir Malik që jeton në Tiranë dhe njihet nga rrethet e besimtarëve.
Eh po pra, duke dashur të mbjellin frikë dhe panikë në masë ngatërrohen edhe kështu. Ujë i nxehtë është zbuluar, por gazeta dita ende se ka kuptuar!/KohaIslameScreenshot_34 Screenshot_35 Screenshot_36

Artikulli paraprakBesim Mehmeti gjunjëzon Komunën e Shtimjes
Artikulli vijues“Do të pendohesha sikur të mos jem i penduar” – Intervistë me Naser Rafunën