Besimi është: Të vërtetuarit me zëmër, të shprehurit me gojë dhe të vepruarit me gjymtyrë.

Besime është: Të vërtetuarit me zëmër, të shprehurit me gojë dhe të vepruarit me gjymtyrë. Besimtarë i vërtet është atëherë kur të treja këto janë të pandara nga njëra tjetëra.

Muhamed bin Husejn ka thënë: Dijetarët musliman kanë thënë: Besimi është detyrë për njerëzit në tërësi. Ta vërtetojnë atë me zemër, ta shqiptojnë me gojë dhe ta veprojnë me gjymtyrë.
Nuk pranohet njohja, vërtetimi i besimit me zemër vetëm kur besimi shqiptohet me gojë. Nuk pranohet njohja, vërtetimi i besimit me zemër dhe shqiptimi me gojë deri sa të veprohet me gjymtyrë. Kur këto të treja plotësohen atëherë arrihet besimi.
Argumentat nga Kurani dhe suneti për këtë janë:

1- Detyra e zemrës për obligimin e besimit

Thotë Allahu:
O ti i dërguar! Të mos brengos vrapimi në mosbesim i atyre që me gojët e tyre thanë: “Ne kemi besuar”, e zemrat e tyre nuk kanë besuar (munafikët), e as i atyre që janë jehudi, të cilët shumë i përgjigjen gënjeshtrës dhe shumë dëgjojnë (fjalën) një populli që nuk vjen te ti, ata janë që i mënjanojnë fjalët pas vënies së tyre në vendin e vet (nga ana e All-llahut) e thonë: “Nëse u jepet kjo, pranoni, e nëse nuk u jepet, atëherë refuzoni. Po atë që All-llahu do ta humbë, ti nuk mund të bësh asgjë për të (nuk mund ta shpëtosh). Janë ata të cilëve All-llahu nuk deshi t’iu pastrojë zemrat (prej kufrit). Janë ata që në këtë jetë kanë poshtërim, kurse në jetën tjetër kanë dënim të madh.” El Maideh 41

Thotë Allahu:
Ai që pas besimit të tij e mohon All-llahun, me përjashtin të atij që dhunohet (për të mohuar), e zemra e tij është e bindur plotësisht me besim, por fjala është për atë që ia hap gjoksin mosbesimit, ata i ka kapur hidhërimi nga All-llahu dhe ata kanë një dënim të madh.” En Nahl 106

Thotë Allahu:
Beduinët thanë: “Ne kemi besuar!” Thuaj: “Ju nuk keni besuar ende, por thuani: Ne jemi dorëzuar, e ende nuk po u hyn besimi në zemrat tuaja. E nëse e respektoni All-llahun dhe të dërguarin e Tij, Ai nuk ju pakëson asgjë nga veprat tuaja, se All-llahu është shumë mëkatfalës, shumë mëshirues”. El Huxhurat 14

Të gjitha këto tregojnë se njohja, vërtetimi i besimit prej zemrës nuk ka dobi, sepse zemra nuk vërteton atë që shpreh goja dhe veprimi.

2- Obligimi i besimit me gojë:

Thotë Allahu:
” Ju (besimtarë) thuani: “Ne i besuam All-llahut, atë që na u shpall neve, atë që iu shpall Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, Jakubit dhe pasardhësve (të Jakubit që ishin të ndarë në dymbëdhjetë kabile), atë që i është dhënë Musait, Isait dhe atë që iu është dhënë nga Zoti i tyre pejgamberëve, ne nuk bëjmë dallim në asnjërin prej tyre dhe ne vetëm atij i jemi bindur.
Në qoftë se ata besuan ashtu siç besuat ju, ata vërtet kanë gjetur rrugën e drejtë, e nëse refuzojnë, atëherë ata janë kundërshtarë (opozitë)….” El Bekareh 136-137

Thotë Allahu:
” Thuaj: “Ne i kemi besuar All-llahut, edhe asaj që na u zbrit neve, edhe asaj që i është zbritur Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, Jakubit dhe pasardhësve. ..” Ali Imran 84

Vjene nga Ebu Hurejre – kënaqësi e Allahut qoftë metë – se Profeti – paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të – ka thënë: ” Jamë urdhëruar të luftojë njerëzit deri sat ë thonë: Nuk ka tjetër që meriton të adhurohet veç Allahut dhe unë jamë i Dërguri i Tij…” Muslimi dhe te tjere.

Ky është besimi i obliguar me gojë e i shqiptuar.

3- Besimi i obliguar për gjymtyrët si vërtetim i besimit me zemër dhe shqiptimit me gojë:

Thotë Allahu:
O ju që besuat, falni namazin me ruku e sexhde dhe vetëm Zotin tuaj adhurojeni. Bëni punë të mira (të dobishme), se do të gjeni shpëtim.” El Haxh 77
Thotë Allahu:
” Faleni namazin dhe jepni zeqatin, dhe faluni me ata që falen (bini në rukuë me ata që bien).‘” El Bekareh 43
Të vepruarit me gjymtyrët vërtetojnë besimin me zemër dhe gojë. ai që nuk e vërteton besimin e tij me gjymtyrët, si p.sh. Pastërtia, namazi, agjërimi etj kënaqet me njohjen dhe fjalën nuk është besimtarë. Nuk i bënë dobi atij njohja dhe thënia kur nuk vepron me gjymtyrët e tija.
Thotë Allahu:
…Ty ta zbritëm Kur’anin që t’u shpjegosh njerëzve atë që u është shpallur atyre, me shpresë se do ta studiojnë (Kur’anin).” En Nahl 44
Profeti e ka qartësuar popullin e tij për rregullat e besimit në kundërshtim me atë që thonë murxhit, me të cilët luan shejtani.
Thotë Allahu:
Nuk është tërë e mira (e kufizuar) t’i ktheni fytyrat tuaja kah lindja ose perëndimi, por mirësi e vërtetë është ajo e atij që i beson All-llahut, ditës së gjykimit, engjëjve, librit, pejgamberëve dhe pasurinë që e do ua jep të afërmve, bonjakëve, të varfërve, udhëtarëve, lypësve dhe për lirimin e robërve, dhe ai që e fal namazin, e jep zeqatin, dhe ata që kur premtojnë e zbatojnë, dhe të durueshmit në skamje, në sëmundje dhe në flakën e luftës. Të tillët janë ata të sinqertit dhe të tillët janë ata të devotshmit.” El Bekare 177

Allahu nuk i fut besimtarët në xhenet vetëm se besojnë, por i futë ata me mëshirën e Tij në saj të pranimit të besimit që kanë te Ai si dhe në saj të kryerjes së veprave të mira. Kjo është përgjigje ndaj atyre që thonë: ” Besimi është njohje” dhe ndaj atyre që thonë: ” Është njohje dhe thënie edhe pse nuk vepron” Allahu na ruajt prej kësaj thënie.
Thotë allahu:
E, përgëzoi ata që besuan dhe bënë vepra të mira se ata do të jenë në xhennete në të cilët rrjedhin lumenj. Sa herë që u jepet ndonjë ushqim nga frutat e tij, ata thonë: “Ky është që me te u ushqyem edhe më parë”. Ngase, u sillet ushqim i ngjashëm (vetëm në formë, e jo edhe në shije). Aty do të kenë ata bashkëshorte të pastra dhe aty do të jenë përgjithmonë.” El Bekare 25

Thotë Allahu:
S’ka dyshim se ata që besuan dhe bënë vepra të mira, e falën namazin dhe e dhanë zekatin, ata i pret shpërblim i madh te Zoti i tyre, ata nuk do të kenë kurrfarë frike as brengosje.” El Bekare 277

Thotë Allahu:
Ne të dërguarit nuk i dërgojmë ndryshe vetëm si përgëzues dhe qortues. E kush besoi dhe u përmirësua, ata nuk kanë as frikë as brengë” El En’am 48

Thotë Allahu:
Eshtë e vërtetë se ky Kur’an udhëzon për atë rrugë që është më se e vërteta, e besimtarët që bëjnë vepra të mira i përgëzon se ata pa dyshim do të kenë shpërblim të madh” El Isra 9

Thotë Allahu:
Thuaj: “O ju njerëz, unë jam për t’ua tërhequr haptazi vërejtjen”.
E ata që besuan dhe që bënë vepra të mira, do të kenë falje (të mëkateve), furnizim të begatshëm (në xhennet).” El Haxh 49-50

Thotë Allahu:
Atë ditë i tërë sundimi i takon vetëm All-llahut, Ai gjykon mes tyre, e sa u përket atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, ata kanë kënaqësitë e tyre në xhennete.” El Haxh 56

Thotë Allahu:
Po ata që besuan dhe bënë vepra të mira, Ne me siguri do t’ua shlyejmë të këqijat e do t’i shpërblejmë më së miri për atë që vepruan.” El Ankebut 7

Thotë Allahu:
E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, atyre do t’u bëjmë vend të lartë në xhennet në të cilin rrjedhin lumenj, aty janë përgjithmonë; sa i mirë është shpërblimi për atë që vepruan.” El Ankebut 58

Thotë Allahu:
A mos është ai që ishte besimtar, sikurse ai që ishte jashtë rrugës? Jo! Këta nuk janë të barabartë
Për sa u përket atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, ata, për hir të veprave që i bënë, vendpritje e kanë xhennetin” Es Sexhde 18-19

Thotë Allahu:
Nuk është as pasuria juaj, e as fëmijët tuaj ajo që ju afron pranë Nesh, është vetëm besimi dhe veprat e mira; të tillët shpërblehen shumëfish për atë që vepruan dhe ata janë në dhoma të larta të shpëtuar” Es Sebe 37

Allahu në çdo ajet të përmëndur më sipër e pason besimin me veprën e mirë.

Thotë Allahu:
” …te Ai ngrihet fjala e mirë (besimi) dhe veprimi i mirë…” El Fatir 10
Fjala e mirë është realitet e cila ngrihet te Allahu me veprat e mira e nëse nuk është vepra bie fjala.
Ndjekja e Profetit është shenja e dashurisë për të, gënjen ai që e kundërshton atë. Kush vepron e vërteton atë. Kur thotë thënie të mirë dhe vepronë vepër të mirë Allahu e ngre fjalën e tij me veprën e tij. Kur thotë thënie të mirë dhe kryen vepër të keqe Allahu i përgjigjet fjalës nëpërmjet veprës.
Ebu Alije në thënien e Allahut: ” …Të tillët janë ata të sinqertit…” El Bekare 177 thotë: Folën me thënie besimi dhe e vërtetuan me vepër.
Rebia bin Enes ka thënë: Hasani ka thënë: ” Besimi është fjalë vërtetësia e tij është vepra dhe kur fjala nuk vërtetohet me vepër ajo nuk i bënë dobi”
Thotë Allahu:
… hyni në xhennet, për hir të asaj që vepruat” En Nahl 32
Thotë Allahu:
Hani e pini shijshëm e me ëndje, për atë e keni vepruar” El Murselat 43
Muhamed bin Husejn – Allahu e mëshiroftë – thotë: E gjithë kjo e drejton llogjikuesin se besimi nuk është zbukurim dhe as dëshirë, por është ajo që e ka vëndin në zemër dhe e vërtetojnë veprat.
Pas kësaj përmënd atë që transmetohet prej Profetit, nga kolektivi i Sahabeve, nga shume Tabiinë: Se besimi është vërtetimi me zemër, thënia me gojë dhe veprimi me gjymtyrë.
Ali bin Ebi Talib dhe Abdullah bin Mes’udi – kënaqësia e Allahut qoftë me ta – thanë: ” Nuk ka dobi thënia pa veprën dhe vepra pa thënien as thënia e as vepra pa nijetin (qëllimin) e as nijeti pa pranimin e sunetit”
Ebu Hajan ka thënë: Kamë dëgjuar Husenin të thotë: ” Besimi është thënie, nuk ka thënie pa vepër, nuk ka thënie as vepër pa nijet (qëllim), nuk ka thënie as vepër as nijet pa sunetin”
Jahja bin Selim ka thënë: Kam pyetur Sufjan Theurin për besimin? Dhe tha: ” Thënie dhe vepër ” Kam pyetur Ibn Xhurejxh të thotë: ” Thënie dhe vepër” Kamë pyetur Muhamed bin Abdullah bin Amru bin Othman të thotë: ” Thënie dhe vepër” Kamë pyetur Malik bin Enes të thotë: ” Thënie dhe vepër” Kamë Fudejl bin Ajad të thotë: ” Thënie dhe vepër” Kamë pyetur Sufjan bin Ujejne të thotë: ” Thënie dhe vepër”
Humejdi ka thënë: Kamë dëgjuar Uekian të thotë: ” Dijetarët e sunetit thonë: ” Besimi është thënie dhe vepër” Murxhit thonë: ” Besimi është thënie” kurse Xhemhijet thonë: ” Besimi është njohje”.
Abdurrezaku ka thënë: Kamë dëgjuar Sufjan Theurin, Ibn Xhurejxh, Malik bin Enes, Sufjan bin Ujejne të thonë: ” Besimi është thënie dhe vepër shtohet dhe pakësohet”
Ebu Daud Sexhnani thotë : Kamë dëgjuar Ahmed bin Hambelin të thotë: ” Besimi është thënie dhe vepër shtohet dhe pakësohet” Ka thënë Ahmed: Më është përcjellur se Malik bin Enes, Ibn Xhurejxh, Fudejl bin Ajad, të cilët kanë thënë: ” Thënie dhe vepër”
Ibrahim bin Shimasi ka thënë: Kamë pyetur Bakijete bin Uelid dhe Ebu Beker bin Ajashin dhe kanë thënë: ” Besimi është thënie dhe vepër” Thotë Ibrahimi: Kamë pyetur Ebu Is’hak El fezari A është besimi thënie dhe vepër? Ka thënë: Kamë dëgjuar Ibn Mubarek të thotë: ” Besimi është thënie dhe vepër”.
Muhamed bin Husejn – Allahu e mëshiroftë – ka thënë: Jamë I bindur se atë që kam përmëndur është për atë të cilin Allahu do të mirën. Duhet të dimë se nuk plotësohet besimi pa veprën. Kjo është feja që thotë Allahu: ” E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin All-llahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, që të largohen prej çdo besimi të kotë, ta falin namazin, të japin zeqatin, se ajo është feja e drejtë.” El Bejineh 5

Marrë nga libri ” Esh Sheriatu ”
Me autor ” Imam Ebu Bekër Muhamed bin El Husejn bin Abdullah El Axhurri “

Artikulli paraprakSHENJAT E PËRFUNDIMIT TË MIRË
Artikulli vijuesShejtani futet në zemra në gjashtë mënyra