Maqedonia duhet të ketë koordinim të fortë me të gjitha vendet e rajonit dhe BE për t’i aplikuar vendimet e BE dhe ata që pritet të sillen nesër në Samitin e Brukselit, tha zv/kryeministri për çështje evropiane Fatmir Besimi, transmeton Portalb.
Qëllimi i kësaj vizite, siç potencoi Besimi, është që të shihet gjendja në pikën kufitarë në kampin e Gjevgjelisë.
“Vizituam kampin, kaluam rrugën nëpër të cilën kalojnë migrantët nga akomodimi, udhqimi, procesi i regjistrimit dhe u vërtetova se në Gjevgjeli migrantët i kanë të gjitha kushtet për një tretman human gjatë tranzitimit”, ka theksuar Besimi.
Ai potencoi se është folur edhe për sfidat dhe mundësia për mbyllje të kufijve që do të shkaktonte probleme shtesë./Portalb