Apel për ndryshim të politikave migruese të BE-së!

Nëzet e gjashtë organizata nacionale dhe ndërkombëtare nga Greqia dhe nga vendet e Ballkanit Perëndimor (Serbia, Kroacia dhe Sllovenia) ndër të cilat është edhe Shoqata Maqedonase e Juristëve të Rinj të Republikës së Maqedonisë, organizata që veprojnë nëpër rutën migracionale të Ballkanit Perëndimor, me qëndrim të përbashkët “i dënojnë ‘masat diskriminuese dhe të rrezikshme të miratuara nga vendet evropiane për t’u ndihmuar personave të cenueshëm për të arritur siguri.”, njoftonCivil.

Koalicioni prej 26 organizatave u bën thirrje qeverive evropiane të ndërmarrin masa me të cilat do të sigurohen dhe përmbushen nevojat humanitare të njerëzve në lëvizje dhe t’i përmbushin detyrimet e tyre në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.“Më 21.02.2016 disa shtete evropiane i mbyllën kufijtë e tyre për afganistanezë, që rezultoi me rritje të numrit të refugjatëve në Greqi dhe me skena kaotike e hutuese në shtetet e Ballkanit Perëndimor. Kufizimet kufitare në bazë të shtetësisë e mohojnë të drejtën e çdo personi për vlerësim individual nga nevoja e mbrojtjes ndërkombëtare – që është në kundërthënie me ligjet ndërkombëtare e evropiane për të drejtat e njeriut dhe për refugjatët”, thuhet në qëndrimin e përbashkët, si arsye themelore për gjykimin nga Koalicioni.

Këto organizata i thërrasin qeveritë evropiane të ndërmarrin masa urgjente:

DSCN1253 (Large)– Ta ndalojnë politikën në qasje selektive, që është në fuqi për momentin dhe t’i përmbushin detyrimet ligjore për sigurimin e procedurave të drejta dhe themelore për përcaktimin e statusit të refugjatit për persona të të gjithakombësive,

– Të ndërmarrin masa urgjente dhe t’i plotësojnë nevojat e personave që nuk munden më të vazhdojnë me rrugëtimin e tyre, due përfhsirë edhe rritjen urgjente të kapaciteteve dhe shërbimeve për pranim dhe përkrahje, që do t’i respektojnë dinjitetin e njerëzve dhe të drejtat e njeriut,

T’i ndërpresin kthimet me dhunë që e thyejnë të drejtën e kërkimit azil, veçanërisht ndaj vendeve ku njerëzit mund të përballen me progon, kurse për ata për të cilët është konstatuar se nuk i përmbushin kushtet për mbrojtje ndërkombëtare, të sigurohen procedura të kthyerjes që do t’i respektojnë të drejtat e tyre njerëzore,

– Të punojnë së bashku për të siguruar qasje të koordinuara për dalje mbanë me krizën, bazë për shpërndarje të informacioneve dhe bashkëpunim, ashtu si edhe të shmangin procedura të njëanshme që mund të krijojnë “domino-efekte” të rrezikshme që ndikojnë mbi kategoritë njerëzish të cenueshëm,

– Të krijojnë ruta të sigurta dhe ligjore në Evropë për persona që kërkojnë azil, për t’iu shmangur humbjes së jetëve të rrugëtimeve të rrezikshme dhe të ulet kërkesa për rrjete të parregullta për tregti me njerëz dhe kontrabandimi.

“Nuk është asnjëherë vonë Evropa ta përmirësojë këtë rrjedhë dhe të sjellë procedura të duhura dhe të drejta, që janë të potencuara edhe në ligjet ekzistuese dhe të ndërmarrë masa urgjente për t’i mbrojtur personat e cenueshëm në territorin e saj”, përfundojnë 26 organizatat.

Artikulli paraprakBesimi: Në Gjevgjeli ka kushte për trajtim human të migrantëve
Artikulli vijuesSHBA, kërkohet arrestimi i Bill Clintonit?