MOS U LIGËSHTONI DHE MOS U PIKËLLONI!!

Falënderimi i takon vetëm Allahut, Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga Allahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon Allahu s’ka kush e devijon dhe kë e largon nga rruga e vërtet Ai s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se nuk i takon adhurimi askujt me të drejtë vetëm se Allahut, që është Një dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët i pasojnë ata me të mira, deri në Ditën e Gjykimit

O ju musliman, frikojuni Allahut me devotshmëri të vërtetë dhe kapuni për lidhjen e fortë nga Islami: “O besimtarë! Nëse i frikësoheni Allahut, Ai do t’ju japë aftësinë e të gjykuarit drejt, do t’ju lirojë nga gjynahet tuaja dhe do t’ju falë. Allahu zotëron mirësi të madhe”. Enfal 29.

Të gjitha çështjet janë në Dorën e Allahut. Kthimi i krijesave është tek Ai dhe para Tij do të tubohen të gjithë, miq e armiq, për këtë arsye përgatituni për këtë takim: “Çfarë do të ndodhë me ata, kur t’i tubojmë në Ditën (e Gjykimit), për të cilën s’ka pikë dyshimi, kur çdokujt do t’i jepet shpërblimi i veprave të veta e askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi?”. Ali Imran 25.

Njerëzit Ditën e Kiametit do të ringjallen lakuriq, ashtu si janë krijuar. Nuk do t’i mbulon asgjë tjetër, përveç petkut të devotshmërisë, nëse janë nga të devotshmit: “kur çdokujt do t’i jepet shpërblimi i veprave të veta”. Çdo njëri do te del i vetëm, as prind e as fëmi, as grua e as shokë.

O ju musliman, në Kuran të gjithë besimtarët e gjejnë qetësinë dhe ngushëllimin. Kurani është udhëzim për çdo të sinqertë dhe Allahu nuk i humbën besimtarët. Allahu besimtarëve pasi që u goditën me bela iu drejtua dhe u tha: “Mos u ligështoni dhe mos u pikëlloni, sepse ju, gjithsesi jeni më të lartët, nëse jeni besimtarë të vërtetë. Nëse ju ka goditur ndonjë plagë, edhe popullin (armik) e kanë goditur të tilla plagë. Ato ditë (fitoreje dhe humbjeje) Ne i ndërrojmë midis njerëzve, që Allahu t’i dallojë besimtarët dhe për t’i bërë disa nga ju dëshmorë. Allahu nuk i do keqbërësit. E kështu, Allahu i dëlir besimtarët e i shuan jobesimtarët”. Ali Imran 139 -141.

E kota nuk ka ardhmëri. Allahu na rrëfeu historitë e popujve të mëhershëm, të cilat u shkatërruan dhe u zhdukën, u humbën dhe u nënçmuan, ngase u morën me të kotën dhe e vazhduan atë rrugë.

Tradita e Allahut është t’i sprovon njerëzit për një urtësi e cila u cek në ajetet e lartpërmendura, dhe poashtu për t’i pastruar rreshtat e tyre, ashtu siç Allahu tha: “Allahu nuk i lë besimtarët në gjendjen që ndodheni ju, por do ta ndajë të keqin prej të mirit. Allahu nuk do t’ua zbulojë të fshehtën (që vetëm Ai e di)”. Ali Imran 179.

Zejd ibën Eslem thotë: I shkroi Ebu Ubejde ibën Xherah një letër Omer ibën Hatabit, Allahu qoftë i kënaqur nga ata, dhe ia ceki se romakët janë shtuar në numër dhe se frikohet nga ta. Omeri ia kthehu letrën dhe i tha: Pa marrë parasysh se çfarë bela të rënda i zbresin besimtarit, Allahu pas saj do të dërgon lehtësim, dhe pas çdo vështirësie do të vinë dy lehtësime. Allahu në Kuran thotë: “O ju besimtarë! Bëhuni të durueshëm dhe nxiteni njëri-tjetrin të jeni të tillë; bëhuni të vendosur dhe vigjilentë (në vepra të mira dhe në ruajtjen e kufijve) dhe kijeni frikë Allahun, që të shpëtoni”. Ali Imran 200.

Pra shpresa jonë në Allahun është e madhe, që të ndriçon dielli i çiltër dhe të largohet drita e errësirës dhe në mëngjes të buzëqeshë shpresa.

O ju musliman, bindja jonë në Allahun është e fortë dhe besimi jonë në realizimin e premtimit të Tij është i madh. Allahu është strehuesi, edhe nëse të gjitha rrugët ndërpriten, dhe tek Ai është strehimi, edhe nëse ngushtohen të gjitha mundësitë, dhe nuk ka fitues përveç se Allahut.

Është detyrë e çdo muslimanit që në këto çaste t’i drejtohet Allahut me lutje të sinqerta për vëllezërit e tij të dëmtuar, të cilët torturohen dhe vriten dhe u cenohet feja dhe nderi dhe gjaku, dhe nuk kanë ndihmës tjetër përveç se Allahut.

Falënderimi i takon vetëm se Allahut, nuk ka hyjni që meriton të adhurohet përveç Allahut të Madhëruar e të Urtë. Nuk ka hyjni që meriton të adhurohet përveç Allahut , Zotit të Arshit të Lartësua. Nuk ka hyjni që meriton të adhurohet përveç Allahut, Zotit të qiejve dhe të tokës dhe Zotit të Arshit Fisnik.

O Allahu im, shpallësi i librave, Llogaritësi i shpejtë, mposhti grupacionet e jobesimtarëve. O Allahu im, mposhti dhe shkatërroj ato.

O Allahu im, i Cili je Një dhe i Cili e meriton adhurimin, të lutem me emrin tënd me të madhërishëm, që vëllezërve tanë në Siri t’jua lehtësosh gjendjen e tyre. O Allahu im, të lutem mëshiroi dhe ndihmoi, mëshiroi fëmijët e tyre, shëroi të sëmurit dhe mëshiroi të vdekurit kurse të vdekurit pranoi si dëshmorë. O Allahu im, luftëtarëve nga ta përforcoja këmbët, përqendroi kur ta takojnë armikun e tyre dhe o Allahu im, mëshiroi të vdekurit nga ta dhe pranoi të gjitha si dëshmorë.

O Allahu im, mbroja gjakun e tyre dhe nderin e grave të tyre, dhe mbroja fenë e tyre, lësho mëshirë dhe bekim mbi ta, furnizoi me ushqim dhe me pije dhe bashkoi zemrat e tyre. Kurse armikun e tyre o Allahu im, shkatërroje dhe largoje sa më shpejt nga ato vende, se me të vërtetë ti je Fuqiplotë.

SHEJH SALIH ALI TALIB

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

[iframe width=”560″ height=”315″ src=”//www.youtube.com/embed/RcFoiOX4j98?rel=0″ frameborder=”0″ allowfullscreen]
Artikulli paraprakBesnikëria virtyti i jetës
Artikulli vijuesEdhe ateistët “dridhen” kur shajnë Zotin