Beteja Samsung vs Apple merr kahje të re

Sipas FOSS Patents, gjyqtari i ligjit administrativ James E. Gildea ka lëshuar një vendim preliminar rreth ankesës së Samsung kundër Apple.

Disa javë më parë, pas vendimit 1 miliard dollarësh në favor të Apple, Samsung kishte lëshuar një ankesë ndaj patentave që kishte përdorur Apple, duke e akuzuar atë mbi shkelje ndaj pronës intelektuale të Samsung.

Gjyqtari Gildea ka deklaruar se asnjë prej patentave nuk është shkelur nga Apple dhe se për patentët në fjalë nuk ekziston asnjë “industri vendase”. Deri tani, kjo do të thotë se Samsung është mjaft larg për të arritur një ndalesë për produktet e Apple.

Megjithatë, vendimi i gjyqtarit nuk është përfundimtar dhe duhet të verifikohet nga komisioni i ITC. Përgjigja definitive pritet brenda 4 muajve të ardhshëm.

Duke përcjellur dëmshpërblimin 1 miliard dollarësh për Apple kundër Samsung, më 6 dhjetor të këtij viti do të mbahet një seancë për te vendosur cilat nga pajisjet e Samsung mund të ndalohen në tregun e SHBA-ve.kohaislame

Artikulli paraprakAdoleshenti nxjerr aparatin fotografik hapsinor, realizon foto të mahnitshme të Tokës
Artikulli vijuesHYNË NË POLITIKË PËR TË BËRË BIZNES