Biblioteka Universitare në Shkup, një institucion ky në kuadër të Ministrisë së Kulturës numëron vetëm 1 shqiptar ndër gjithsej 150 të punësuarit, shkruan Fakte.net.
“Përkundër llomotitjeve të përditshme të funksionarëve shqiptarë në Qeveri se kushtetuta e vendit po zbatohet në pjesën e përfaqësimit të drejtë të shqiptarëve, përsëri turpi i tyre për çdo ditë po del në sipërfaqe”, shkruan portali.
Ndryshe, Ministria e Kulturës po bën një investim marramendës për rikonstruim total të objektit që nga çatia deri te ambientimi më luksoz i brendshëm.