Tregim – Ju jeni qentë që Allahu i ka dërguar në tokën e tij…

0
1672

Thuhet se e bija e Holako Khan (udheheqes Tatar) po ecte neper Bagdad (pasiqe e kishin pushtuar Tataret) dhe aty pa nje grumbull njerezish qe ishin mbledhur rreth nje njeriu.
Ajo pyeti per te dhe I thane se ai ishte njeri nga dijetaret Muslimane.
Ajo urdheroi qe ta sillnin dhe kur erdhi menjehere e pyeti duke I thene:

A nuk jeni besimtare ne Allahun?

Po, I tha ai.

A nuk na ndihmoi ne Zoti kundra jush?

Patjeter, iu pergjigj ai.

A nuk do te thote kjo se ne jemi me te dashur tek Zoti sesa ju?

JO, iu pergjgij dijetari!

Me thuaj pse, I tha vajza e Holakos.

Ai tha: A e di bariun e dheneve?

Po, i tha ajo!

A nuk gjenden ne tufen e tij disa qene?

Po, i tha ajo.

Cfare vepron bariu kur disa dhene largohen dhe dalin nga kontrolli i tij?

Ajo tha: dergon qente qe ti kthejne ne turmen e tij.

Ai tha: sa mund te zgjase ndjekja e tyre ndaj dheneve?

Tha: per aq kohe sa jane te shperndra dhe te larguara.

Ai I tha: JU jeni qente qe Allahu I ka derguar ne token e tij dhe persa kohe jemi te larguar nga feja e Zotit dhe bindja ndaj Tij, ju keni per te qendruar duke na perndjekur, derisa te kthehemi tek Ai (Allahu I Lartesuar).

(huazuar)