Bie çmimi i naftës, Iraku refuzon vendimet e OPEC-ut

ANKARA (AA) – Çmimet globale të naftës pësuan një rënie të lehtë të hënën pasi Iraku refuzoi vendimin e fundit të OPEC-së për të ulur prodhimin e naftës, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas mediave ndërkombëtare të dielën vonë, Falah al-Amri, kreu i kompanisë shtetërore të naftës, tha se Iraku nuk mbështetë vendimin e fundit të OPEC-ut, prandaj vendi nuk do të ulë prodhimin e naftës.

Mëngjesin e të hënës, çmimi i naftës së papërpunuar sipas International Brent ishte 51.75 dollarë për fuçi në ora 07:15 sipas kohës lokale, ndërsa sipas West Texas Intermediate, çmimi bruto ishte 50.77 dollarë për fuçi.

Artikulli paraprakŞimşek: Sektori financiar pa kamatë është në rritje
Artikulli vijuesEgjipt, suspendohet prezantuesja, quajti Mursin “Zotëri President”