Vritet apo vetëvritet një polic i Kosovës?

Një polic i Kosovës i ka dhënë fund jetës së tij, duke u hedhur nga kati i shtatë i banesës.
Burime nga Policia e Kosovës kanë thënë për “Infokusi” se ngjarja tragjike ka ndodhur në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

“Polici i cili ka bërë vetëvrasje në orën 07:00 të mëngjesit të sotëm është Ismajl Gërbeshi i lindur me 21.06.1957. Ai ka kërcyer nga kati i shtatë i banesës ku jetonte tek sheshi ‘Bill Klinton’ në ‘Dardani’. Gruaja e tij menjëherë ka lajmëruar policinë dhe kemi dalë në vendin e ngjarjes. Po ashtu menjëherë kanë arritur edhe ekipet e emergjencës dhe në vendin e ngjarjes është konstatuar vdekja e policit”, ka njoftuar një pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Zyra për informim e policisë, e ka konfirmuar rastin. Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për Rajonin e Prishtinës, ka thënë për “Infokusi” se deri më tani kanë informacione për këtë rast, vrasje e dyshimtë e një polici në Prishtinë.

Sipas saj, njësitet përkatëse janë në vendin e ngjarjes dhe rasti është duke u hetuar.

“Janë duke u bërë hetimet dhe mbas pak do të japim informacione më të kompletuara lidhur me këtë rast”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi

Artikulli paraprakTre shqiptarë burgosen në Jemen, për trafikim të 180 tonelatave armatim (VIDEO)
Artikulli vijuesBonuse kesh nga Turqia për mësimdhënësit turq në Kosovë