Monedha e gjelbër amerikane, ka vijuar të humb pikë në këmbim me lekun, ndryshe nga euro dhe valutat e tjera që kanë forcuar pozitat, në tregun e këmbimit valutor.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari ka zbritur të mërkurën me 0.80 lekë duke u kuotuar me 108 lekë, pas një rënie të vazhdueshme që prej fillimit të kësaj jave, ndërsa një euro këmbehet me 133.57 lekë, ose 0.02 lekë më shumë se një ditë më parë.
Në këmbim me lekun sot pozitat i kanë forcuar edhe valutat e tjera, si funta britanike, franga zvicerane etj. Sipas BSH-së përkatësisht ato kanë fituar 0.54 lekë dhe 0.51 lekë.
Përfaqësues të këtij tregu shprehen se, ndryshimet në vlerat e këmbimit valutor janë të pritshme dhe brenda parashikime, duke lënë të nënkuptohet se, tregu valutor orientohet nga ecuria në bursat ndërkombëtare por dhe kërkesë oferta në tregun vendas, tregues të cilët monitorohen nga Banka Qendrore.Kumti.com