“Bilal”, animacioni arab për myezinin e Muhamedit a.s.
Në kinematë e shteteve arabe ka nisur të shfaqet filmi i animuar me titullin “Bilal”, i frymëzuar nga historia e Bilal ibn Rabah, ashabin e ndershëm, myezinin e parë të Pejgamberit, Muhamedit a.s.
Ky është animacioni më i gjatë arab i këtij lloji, i realizuar me teknologji bashkëkohore, ku zërat për personazhet e këtij animacioni i kanë huazuar disa prej aktorëve më të njohur botërorë.
Filmi i animuar, i realizuar në teknologjinë 3D dhe në gjuhën angleze, ka hyrë në librin e rekordeve “Guinness”, sepse përmban skenën më të gjatë të betejës në historinë e animacionit e cila zgjat 11 minuta e 14 sekonda. I gjithë filmi zgjat 110 minuta dhe me këtë është bërë filmi i pari arab i animuar i metrazhit të gjatë.
Shfaqja e filmit të animuar ka filluar tashmë në kinematë e Emirateve të Bashkuara Arabe, Katar, Oman, Liban, Jordani, Irak dhe Kuvajt, derisa në Egjipt prite të shfaqet më 12 tetor të këtij viti.