Bild am Sonntag: Refugjatët, KE do dërgojë Frontex në Maqedoni

KE dëshiron të dërgojë ndërhyrjen e forcave të Frontex në Maqedoni, për të parandaluar fluksin e madh të refugjatëve ilegalë. Ajo do ndihmojë forcat maqedonase me teknikë, të holla dhe ushtarë, shkruan Bild am Sonntag.

Sipas informacioneve të tabloidit më të madh gjerman, Bild am Sonntag, Bashkimi Europian po përgatit një rezolutë urgjente që të dërgojë sa më shpejt të jetë e mundur, Frontex-in në kufirin Maqedoni/Greqi. E gjithë kjo për të parandaluar fluksin e madh të refugjatëve.

“Komisioni ka mbështetur iniciativën e kryeministrit sloven, Miro Cerar, për një mbështetje më të fuqishme ndaj Maqedonisë në sigurimin e kufijve të saj me Greqinë,” shkruan mes tjerash në artikullin e medias gjermane.

Deri tani Maqedonia ka pranuar 2.6 milion euro ndihma direkte nga BE, por shteti i vogël ballkanik ka kërkuar më tepër për të përballuar katastrofën e mundshme humanitare.

Maqedonia ndodhet në aksin kryesor të marshutës së refugjatëve. Në 24 orët e së premtes në vend kanë parashtruar kërkesën për azil 1031 persona, ndërsa nga fillimi i vitit plot 38.000. Europa ka kritikuar shpesh Greqinë për mos kontrollim të brigjeve të saj me Turqinë, duke e kërcënuar së fundi edhe me daljen nga zona Shengen. Kjo automatikisht i jep rol më të madh shtetit fqinj, Maqedonisë.

Artikulli paraprakSot do të bëhet varrimi i Dehar Deharit, nipit të Fatmir Deharit
Artikulli vijuesFranca analizon heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë