Suspendohet prokurori Ali Rexha, i cili po hetonte dy kolegë

Komisioni Disiplinor i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) ka suspenduar nga puna prokurorin e Prokurorisë Speciale, Ali Rexha i cili këtë javë kishte konfirmuar për KTV-në nisjen e hetimeve parapenale për zëvendëskryeprokuroren e Shtetit, Sevdije Morina dhe kryeprokurorin e Gjilanit, Jetish Maloku.

Mëngjesin e sotëm, ai nuk është lejuar të hyjë në objektin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës duke i dhënë vetëm lajmin e suspendimit.

I kontaktuar nga KTV-ja, Rexha ka konfirmuar lajmin, deri sa ka thënë se do të presë ditën e hënë për të parë se çka shkruan në vendimin e suspendimit.

Lajmin e suspendimit të Rexhës për KTV e ka konfirmuar edhe kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Reshat Millaku. Përderisa kryetari i Komisionit Disiplinor të KPK-se, Arben Ismajlj i kontaktuar nga KTV-ja, mohoi suspendimin e prokurorit Rexha, kryeprokurori i PSRK-së tha se Prokurori Rexha është suspenduar nga vet Komisioni Disiplinor i KPK ku Ismajli, është kryetar i këtij Komisioni.

Rexha kishte nisur hetimet për ish-anëtarët e KPK-së, Morina e Maloku, të cilët Më 2015 jashtëligjshëm kishin vendosur t’ia zgjasin vetes mandatin.

Ambasada Amerikane, BE dhe Agjencia Kundër Korrupsion kishin ngritur zërin lidhur me mandatin e kundërligjshëm qysh atëherë

Artikulli paraprakNdryshon strategjia e mbrojtjes në SHBA: Terrorizmi, jo më prioritet
Artikulli vijuesBE: Mandati i EULEX-it po rishikohet