Bimë të manipuluara gjenetikisht

Qysh prej 1995  është komercializuar kultivimi i bimëve të manipuluara gjenetikisht. Në këtë aktivitet janë përfshirë rreth tetë milionë bujq në 17 vende të botës. Kolëza, misri, soja dhe pambuku transformohen duke u bërë rezistentë ndaj dëmtuesve, kanë më pak nevojë për lëndë kimike dhe mbarështrohen edhe në toka të thata. 90% e bujqve që përdorin këtë teknologji janë nga vendet e varfëra.

Prapëseprapë 60% e sipërfaqeve të mbjella me bimë të transformuara gjenetikisht ndodhen në SHBA. Atje shkenctarët kanë paraqitur së fundi një patate, e cila është transformuar gjenetikisht: ajo përmban antitrupa të hepatitit B. Shkencëtarët mendojnë, se rreziku global i sëmundjes që bart ky virus mund të reduktohet vetëm me një copëz pateteje.
A mund të ndihmojnë bimët e manipuluara gjenetikisht për të luftuar urinë në botë dhe për të realizuar qëllimin që i ka vënë vetes OKB-ja, për të përgjysmuar deri në vitin 2015 numrin e njerëzve që jetojnë në varfëri absolute?

Në Evropë politika dhe popullsia janë skeptikë kundrejt teknikës së re. Konsumatorët e refuzojnë atë, grupet e mbrojtësve të mjedisit kanë frikë se krijohen të tjera rezistenca. Ekologjistët mendojnë, se manipulimi gjenetikisht i bimëve mund të çojë në papastërti në kultivimin e bimëve konvencionale përmes përhapjes së polenit, gjë që mund të ketë influencë ende të panjohur ndaj mjedisit dhe natyrës.

Britaniku Klives Xhejms (Clives James) është shef i prodhuesit të teknologjisë gjenetike “Shërbimi ndërkombëtar për akuzicionin e aplikimeve të agro-bioteknikës”, shkurt ISAAA. Ai thotë se rreziku për Evropën është, që të heqë dorë nga kjo teknikë, e cila është teknologjia më novatore në fushën e bujqësisë. Faktikisht po pengohet inxhinieria gjenetike në Evropë. Në këtë mënyrë ajo po humbet ekspertët e kësaj teknologjie dhe largimi i kapaciteteve do të vazhdojë.

Kompania zvicerane Syngeta ka krijuar misrin e modifikuar gjenetikisht bt11 dhe është krijuar nga për të prodhuar një substancë që vjen nga bakteriet që vrasin insektet dëmprurëse. Ai rritet në një numër vendesh, përfshirë SHBA-në dhe Kanadanë.

Komisioni Evropian ka aprovuar importin e këtij varieteti misri të modifikuar për konsum për njerëzit. Vendimi ka rëndësi të madhe simbolike. Evropa nuk ka aprovuar ndonjë ushqim të modifikuar gjenetikisht për pesë vjet megjithë presionin nga SHBA-ja. BE-ja po shqyrton aplikimet për të lejuar shitjen e rreth 30 ushqimeve të tjera të modifikuara gjenetikisht.

Në Evropë vetëm Spanja merret në masë të gjerë me kultivimin e bimëve transgjene. Hapa vendimtare për përhapjen e bimëve gjenetike priten tani në vende të tjera. Kina këtë vit do të nisë me kultivimin e orizit të transfomuar gjenetikisht. Kjo do të tregojë, nëse është e justifikuar frika e skeptikëve kundrejt teknikës gjenetike.

Klive Xhejms vlerëson, se për dhjetë vjet do të ketë 15 milionë bujq në 30 vende të botës që do të kultivojnë në 150 milionë hektarë bimë transgjene.

Burimet:

Evropa duhet të bëhet zonë e teknologjisë gjenetike – Eksperti britanik Xhejms i bën thirrje Evropës për më shumë investime/BBC
BE lejon ushqimet gjenetikisht të modifikuara/BBC

Artikulli paraprakResorti i ri turistik i multimiliarderit indian në Maqedoni
Artikulli vijuesHoxha Hasan Tahsini