Binjakëzohen Komuna e Gostivarit dhe Adanës

Gjatë vizitës zyrtare në Republikën e Turqisë, delegacioni nga Komuna e Gostivarit vizitoi edhe Komunën e Adanës, me ç’rast u nënshkrua edhe memorandumi për binjakëzimin mes dy komunave.

Memorandumi u nënshkrua nga kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta dhe kryetari i Komunës së Adanës, Husein Sozlu.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta shprehu kënaqësi për nënshkrimin e memorandumit, dhe siç tha, qytetit dhe qytetarëve të Gostivarit u shtohet edhe një mik shtëpie duke aluduar në popullin e Adanës. Kryetari Nevzat Bejta, shprehu falënderim për ministrin pa resor në Republikën e Maqedonisë, Furkan Çako për iniciativën e ngritur dhe ndihmesën e dhënë për binjakëzimin e dy komunave.

Me nënshkrimin e memorandumit palët obligohen të nxisin thellimin e bashkëpunimit në sferën e ekonomisë, kulturës, arsimit dhe sportit.

Ndryshe, Adana llogaritet si kryeqyteti agrar i Turqisë dhe epi qendra tregtare e pjesës jugore të shtetit turk. Provinca e Adanasë përfshin një popullsi prej 1.5 milionë banorësh, duke e bërë atë qytetin e pestën në Republikën e Turqisë për nga popullsia.

Kryesisht një pjesë të madhe të ekonomisë e zë agrikultura por kanë një zhvillim të madh dhe industritë e automobilave, tekstileve dhe produkteve kimike. Ka një zhvillim të madh dhe sektori turistik.

Historia e Adanasë fillon para 3000 vjetësh. Zbulime arkeologjike kanë zbuluar vendbanime të hershme njerëzore që datojnë me erën paleolitike.
Gjatë vizitës zyrtare në Turqi, kryetari i Komunës së Gostivarit Nevzat Bejta i shoqëruar edhe nga shefi i kabinetit Bashkim Hasani, përgjegjësi i Qendrës për Informim Gëzim Haxhi Ejupi dhe ish ambasadori i Maqedonisë në Danimarkë Asaf Ademi, do të marrin pjesë edhe në Konferencën ndërkombëtare për vetëqeverisje lokale dhe turizëm, që po mbahet në Mersin të Turqisë.

© ZHURNAL.mk
Artikulli paraprakZeqirija Ibrahimi apel për aktivistët e Lëvizjes BESA
Artikulli vijuesPortali i Arbana Xharres u mundua të mbledh LIKE me këtë foto, por KOHA ISLAME ja krypi Salepin