VV dënon sulmin, thotë se asnjë motiv nuk e justifikon një akt të tillë

Lëvizja Vetëvendosje ka dënuar sulmin e mbrëmshëm në Kuvendin e Kosovës dhe i ka bërë thirrje organeve të sigurisë që të merren seriozisht me zbardhjen e këtij rasti.

Vetëvendosje thekson se megjithëse janë dhënë shumë pak informacione rreth rastit, asnjë motiv nuk do të justifikonte aktet e tilla.

“Aktet e tilla të papranueshme nuk i bëjnë mirë kurrfarë kauze. Ne ftojmë këdo që është kundër rrjedhave politike të vendit tonë të bashkohet në protestat paqësore, qytetare dhe publike sepse vetëm përmes aktiviteteve të tilla do të mund ta ndryshojmë gjendjen në Kosovë”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.

Artikulli paraprakDyshohet që sulmi në Kuvend u bë me zollë, flasin për shpërthim tjetër në Tokbashqe! 
Artikulli vijuesOfertë e “çmendur” për telefonin e gazetares, me të cilin Erdogan foli mbrëmjen e puçit (Video)