Biznesmenët i drejtohen Kuvendit të Kosovës

Përfaqësues të bizneseve kanë prezantuar para komisionit për zhvillim ekonomik hallet e tyre. Korrupsioni, sundimi i ligjit, tarifat e larta të energjisë elektrike, normat e larta të interesit bankar që janë më të shtrenjtat në rajon, ishin disa nga vërejtje të prezantuara sot nga përfaqësues të bizneseve në komisionin parlamentar për zhvillim ekonomik, gjatë debatit për mbikëqyrjen e ligjit për investimet e huaja. Anëtarët e komisionit premtuan se këto vërejte do të inkorporohen në ligjin për investime të huaja me rekomandime të posaçme.
 
Po ashtu, një nga rekomandimet e komisionit për zhvillim ekonomik është edhe bartja e Agjencionit për Nxitje të Investimeve të Huaja nga Ministria e Tregtisë në zyrën e kryeministrit. Po ashtu, teme diskutimi ishte edhe ikja e investitorëve në Maqedoni e që u demantua lajmi nga zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Avni Kastrati.
 
“Nga Kosova deri tash nuk është e vërtet që ka shkuar ndonjë biznes në Maqedoni për arsye se siç thuhet nëpër media, edhe do të thotë organizata joqeveritare Maqedonia ofron kushte më të favorshme, ne kemi bërë analizë, kemi kontaktuar me zyrtarë edhe tash për tash nuk ka biznese që kanë shkuar në Maqedoni”, ksa deklaruar Kastratai.
 
Ai ka shtuar se fatmirësisht sipas të dhënave që i ka ministria është vetëm kompania ELKOS e cila dëshiron me u zgjerua në Maqedoni, për arsye që në Kosovë, ai është një prej kompanive më serioze.
 
Në ndërkohë Lumnije Hashani, përfaqësuese e Odës Ekonomike të Kosovës, ka kërkuar që të bëhet një ligj unik i cili do të ndikoj në tejkalimin e burokracisë. Ajo ka kërkuar që të merren parasysh të gjitha kërkesat e bizneseve që të inkorporohen në këtë ligj.
 
“Si kërkesa të tjera të bizneseve të cilat janë paraqitur por që nuk ndikojnë në ligjin mbi investimeve të huaja janë politikat e këqija fiskale, mungesa e subvencioneve, normat e larta të interes banker që janë më të shtrenjtat në rajon. Konkurrenca jo e drejtë, energjia e shtrenjtë, humbja e fuqisë në treg, monopolet , licencat , lejet e punës, mos efikasiteti i sistemit gjyqësorë dhe mos zbatimi i kontratave nga organet gjyqësore të cilat bizneset kanë kërkuar që këto ndryshohen”, ka thënë Hashanai.
 
Ajo ka thënë se për krijimin e kushteve sa më të mira investime të huaja nuk mjafton vetëm ky ligj por duhet të rishikohet i tërë legjislacioni i cili merret me krijimin e kushteve sa më të mira për bërje biznes. Ajo kërkoj që të ndryshohen ligji i punës, ligji për shtetasit e huaj, si dhe ligji për këshillin ekonomiko social.
 
Dardan Abazi nga Instituti për Politika Zhvillimore, ka thënë se ligji duhet të përfshirë luftimin e krimit dhe korrupsioni , madje ai një shembull ku thotë se në Maqedoni investitorët japim haraç me një vend, ndërsa këtu në shumë.
 
Në ndërkohë, nënkryetari i komisioni për zhvillimekonomik, Besim Beqaj ka thënë se të gjitha shqetësimet do të trajtohen.
 
“Shqetësimet e juaja për procedurën dhe njëkohësisht për shqetësimet të cilat u ngritën edhe Oda Ekonomike edhe nga z, Pacolli ne sot këtu jemi për të bërë debat lidhur me funksionimin dhe mundësin e intervenimit shtetëror që investitorët qofshin të huaj apo vendos të trajtohen sa më mirë që është e mundshme. Pra kjo është logjika për të cilën ne jemi duke punuar dhe besoj që nëse flasim hapur pa hezitim lidhur me problemet sigurisht që ata do të mund të trajtohen “, tha Beqaj.kohaislame
Artikulli paraprakVetëvendosje kritikon programin e Qeverisë për energjetikën
Artikulli vijuesBllokohet Zyra për Migracion e Kantonit të Lucernit