Për 7 muaj u mbyllën 1463 biznese vendore dhe 30 të huaja

Numri i bizneseve që janë mbyllur të huaja dhe vendore ka shënuar rritje gjatë shtatëmuajshit të parë të këtij viti.
Sipas të dhënave Nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), gjatë periudhës janar – korrik 2016 në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë (ARBK), janë shuar 1463 biznese vendëse dhe 30 të huaja.
Mirëpo, pos rritjes së numrit të bizneseve të shuara, rritje ka shënuar edhe numri i bizneseve të regjistruara.

Në mesin e sektorëve të cilët mbesin më atraktivë për zhvillim të biznesit janë bujqësia dhe tregtia.
Njohësit e çështjeve ekonomike kanë thënë për gazetën “Epoka e Re” se ambienti i të bërit biznes në Kosovë mbetet i pafavorshëm. /Telegrafi/

Artikulli paraprakPër ndihma nga Kosova për Maqedoni – kontaktoni këtë person
Artikulli vijuesDosja e Shefave V: Përplasja Buja–Grabovci për një pozitë të lartë shtetërore