BlackBerry: Aplikacioni BBM shkarkohet 5 milionë herë brenda 8 orëve

Pasi aplikacioni i mesazheve BBM i BlackBerry u bë i disponueshëm për pajisjet iOS dhe Android, ai është shkarkuar në një normë rekorde.

Sipas llogarisë zyrtare të BBM-së në Twitter (nëpërmjet ueb faqes 9to5Mac), më shumë se 5 milionë njerëz kanë shkarkuar BBM për iOS dhe Android brenda 8 orëve .BBM, tani është aplikacioni më i shkarkuar në App Store.
Siç përmend 9to5Mac, numri i shkarkimeve mund të jetë shumë më i lartë se 5 milionë. BlackBerry përmend vetëm se 5 milionë përdoruesit kanë aktivizuar llogaritë e tyre në BBM dhe për shkak të sistemit të rezervimit nga BlackBerry, ky numër mund të jetë shumë më i lartë.

Nëse dëshironi të provoni BBM, aplikacioni është në dispozicion në App Store falas. BBM nuk është i ndryshëm nga aplikacionet e tjera të mesazheve, por është padyshim një pionier në kategorinë e mesazheve./krokodili/kohaislame

Artikulli paraprakDeri në fund të shekullit muslimanët do të bëhen shumicë në Rusi?!
Artikulli vijuesIdeatori i Star Academy: Qëllimi sublim, shpëtimi i Izraelit përmes shkatërrimit të muslimanëve