Quhet Blendi Kadriu, ndërsa është vetëm 5 vjeç. Mjeket i kanë diagnostikuar ati tumor malinj i cili nuk mund të kurohet në klinikat e Maqedonisë.
Kurimi i Blendit të vogël, është i mundur vetëm në Austri, ndërsa operacioni të cilit duhet t[i nënshtrohet është mjafti kushtueshëm, njofton Zhurnal.
Familja e Blendit nuk është në gjendje që të përballojë shpenzimet për operacionin, andaj kërkojnë ndihmë nga të gjithë njerëzit human, bamirës dhe shpirtmirë.
“Ndihma juaj sado e vogël të jetë, është shpresë për të dhe familjen e tij”, ka shkruar babai i Blendit, Jakup Kadriu në apelin për ndihmë.