Emërohen gjykatësit ndërkombëtarë të Gjykatës Speciale

Më 7 shkurt 2017, në bazë të rekomandimeve të Komisionit Përzgjedhës të pavarur, Autoriteti Emërues, Alexandra Papadopoulou, shefe e Misionit të EULEX-it në Kosovë, emëroi nëntëmbëdhjetë gjykatës në Regjistrin e Gjykatësve Ndërkombëtarë të Dhomave të Specializuara.

Në këto emërime përfshihen posti i nënkryetarit dhe postet e katër gjykatësve të Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese. Gjykatësit e emëruar do të jenë fizikisht të pranishëm në selinë e Dhomave të Specializuara vetëm me kërkesë të Kryetarit, për ushtrimin e detyrave që diktojnë praninë e tyre.

Me këtë rast, Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, deklaroi: “Përshëndes emërimin e juristëve me kualifikime të tilla të larta. Secili prej tyre padyshim që do të japë një kontribut të shquar në realizimin e mandatit tonë të administrimit të drejtësisë në mënyrë të drejtë dhe efikase. Hapi i ardhshëm është seanca e parë plenare të cilën unë do ta thërras së shpejti, dhe gjatë së cilës do të miratohet Rregullorja e Procedurës dhe e Provave e Dhomave të Specializuara që rregullon kryerjen e procedurave gjyqësore para Dhomave të Specializuara”.

Në Regjistrin e Gjykatësve Ndërkombëtarë u emëruan këta gjykatës:

1. Keith Raynor (nënkryetar), Britani e Madhe

2. Roland Dekkers (Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese), Holandë

3. Anne Power-Forde (Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese), Irlandë

4. Vidar Stensland (Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese), Norvegji

5. Antonio Balsamo (Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese, gjykatës zëvendësues), Itali

6. Kai Ambos, Gjermani

7. Christoph Barthe, Gjermani

8. Michael Bohlander, Gjermani

9. Emilio Gatti, Itali

10. Nicolas Guillou, Francë

11. Thomas Laker, Gjermani

12. Guénaël Mettraux, Zvicër

13. Vladimir Mikula, Republika Çeke

14. Andres Parmas, Estoni

15. Michèle Picard, Francë

16. Kenneth Roberts, Kanada

17. Charles Smith III, Shtetet e Bashkuara të Amerikës

18. Mappie Veldt-Foglia, Holandë

19. Christine van der Wyngaert, Belgjikë

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit tё Specializuar tё Kosovёs janё pjesё e sistemit gjyqёsor tё Kosovёs. Dhomat pёrkojnë me çdo nivel të sistemit të gjykatave në Kosovë. Ato u formuan nё bazё tё Amendamentit Kushtetues dhe Ligjit tё miratuar nga Kuvendi i Kosovёs pёr gjykimin e pretendimeve të paraqitura nё raportin e Kёshillit tё Evropёs tё vitit 2011, pёr shkelje tё rёnda tё sё drejtёs ndёrkombёtare.

Dhomat janё tё pёrkohshme dhe me mandat e juridiksion tё përcaktuar, konkretisht për krime kundёr njerёzimit, krime lufte dhe krime tё tjera tё përkufizuara nё Ligjin e Kosovёs, tё cilat pretendohet se janё kryer midis 1 janarit 1998 dhe 31 dhjetorit 2000. Ligji mundёson qё proceset gjyqёsore tё mbahen jashtё Kosovёs. Dhomat e Specializuara e kanё selinё nё Hagё, Vendet e Ulëta (Holandё), dhe punёsojnё gjykatёs, prokurorё dhe punonjёs ndёrkombёtarë.

Artikulli paraprakKëta janë ministrat dhe deputetët me shumë vende punë
Artikulli vijuesPolonia rrezikon votën në BE