Teherani kërkon lirimin e menjëhershëm të iranianëve të rrëmbyer në Siri

Ministri iranian i Punëve të Jashtme kërkoi lirimin e menjëhershëm të dhjetëra iranianëve të rrëmbyer në Siri që prej fillimit të muajit gusht nga grupet e armatosura duke shtuar se këto grupe do të mbanin përgjegjësi për jetët e tyre, njoftoi dje agjencia zyrtare iraniane e lajmeve ”Irna”.

”Pengmarrësit e pelegrinëve iranianë në Siri si dhe ata që i mbështesin janë përgjegjës për jetët e tyre”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë iraniane të Punëve të Jashtme, Ramin Mehmanparast, sipas një komunikate të ministrisë.

“Republika Islamike e Iranit u kërkon organizatave ndërkombëtare të pengojnë veprime të tilla dhe të bëjnë gjithçka për të mundësuar lirimin e menjëhershëm të të gjithë pelegrinëve dhe shtetasve iranianë”, shtoi ai.

Rebelët sirianë kërcënuan se do të vrisnin pengjet iraniane duke nisur nga dita e sotme nëse ushtria siriane nuk do të tërhiqej nga zona Ghuta lindore, një lagje në perëndim të Damaskut./trt/kohaislame

Artikulli paraprakBllaca: Kleçkën e nisi Buja
Artikulli vijuesIa mësyn barrikadës