Erdogan: Myslimanët nuk i lejmë në mëshirën e terroristëve

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan deklaroi dje se myslimanët nuk mund t’i lemë në mëshirën e terroristëve.

Gjatë ceremonisë së mbylljes së Konferencës V të Ministrave të Shëndetësisë të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, Erdogan theksoi se duke u bashkuar duhet të vendoset një qëndrim i qartë dhe parimor kundër DAESH-it, Al-Kaedës dhe Boko Haramit.
“Në vendet e tjera reagimet kundër problematikave të shkaktuara nga terrorizmi dhe kriza e refugjatëve kanë nisur të drejtohen tërësisht nga bota islame dhe drejt të gjithë myslimanëve. Teksa në njërën anë në rajonin tonë vazhdon të përjetohet drama njerëzore kryesisht në Siri, tani po përballemi edhe me rritjen e sulmeve të urrejtjes, dhe qasjeve raciste kundrejt myslimanëve”, theksoi ai.
”Lavdinë e 1,7 miliardë myslimaneve nuk mund ta braktisim në mëshirën e disa terroristëve. Vetë ne myslimanët kemi përgjegjësinë që t’i dalim në mbrojtje dinjitetit tonë, pavarësisë sonë, të ardhmes sonë”, deklaroi Erdogan.

Artikulli paraprakUNHCR: 90% e refugjatëve sirian në Liban jetojnë me borxhe
Artikulli vijuesFakte: Komunistëve dhe LaikKatolikëve shqiptarë nuk u pengojnë mjekrrat por Islami