Deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi tha se referendumi u grabit për t’i hequr të drejtën për të garuar.
Gjatë një deklarate për mediat, ai tha se ka ardhur koha që ata që shkuan në grevë urie për t’i kërkuar Saliut për të hapur kutitë, sot duhet të skuqen që kanë bërë të njëjtën gjë, duke mbushur kutitë.
“Referendumi përveç se ishte i sajuar për të shmangur garën dhe për të me eliminuar garën, ishte administruar keq, deri në grabitje. Në disa kuti votimi është votuar 2-3 nga persona që nuk janë anëtarë të PS. Çështja nuk është vetëm në brendësi të Partisë Socialiste,” ka thënë Blushi.
“Ky është një problem me interes publik, që tregon se ku ka përfunduar partia më e madh në vend, në parti që ka në dorë fatet e vendit në vend, që merr vendime strategjike për të ardhmen tonë. Kjo parti nëse nuk respekton demokracinë e brendshme, nuk jep garanci që mund të qeverisë me solidaritet Shqipërinë. Keqqeverisja e këtij vendi buron nga ato kuti votimi”.
Deri më sot nuk ka rezultat zyrtar të votimit. Ka folur vetëm një ministër për rezultatin, por që nuk i takon atij, por Komisionit. Do ankohemi për të hapur kutitë. Ka ardhur koha që ata që shkuan greve urie për t’i krijuar Saliut për të hapur kutitë, sot duhet të skuqen që kanë bërë të njëjtën gjë, duke mbushur kutitë, sikur të ishin mbështetësit e Berishës brenda Partisë Socialiste”, tha Blushi./kohaislame