Ky është projekti final i xhamisë qendrore në Prishtinë (Foto)

Bashkësia Islame e Kosovës  ka bërë publike projektin se si do të duket xhamia e re e cila do të ndërtohet afër Postës së Kosovës.

Ahmet Sadriu zëdhënës i Bashkësisë Islame të Kosovës ka thënë se projekti final ka arritur sot, ndërsa ka thënë se shumë shpejt tash do të nisë edhe ndërtimi i saj.

Ai për lajmi.net deklaroi se brenda kësaj jave do të nisin procedurat ligjore me komunën e Prishtinës, për të marr lejen e fillimit të nderimit të xhamisë.

t

Ndryshe trualli për ndërtimin e kësaj xhamie ishte ndarë në vitin 2012, por që BIK ende nuk ka arritur të nisë me ndërtimin e saj.

Pamje se si do te duket xhamia e re ne Prishtine

Kërkesa për ndërtimin e kësaj xhamie me një kapacitet më të madh  ishte bërë për shkak se xhamitë ekzistuese nuk plotësonin kërkesat e besimtarëve myslimanë për falje, sidomos në namazin e së premtes. /lajmi.net

1

Artikulli paraprakSi ta luftosh dembelizmin
Artikulli vijuesArmëpushim mes Armenisë e Azerbajxhanit pas 64 viktimave