Kompania gjermane e njohur për modifikimin e veturave, Manhart, ka zgjeruar ofertën e saj me paketën e re për modelin aktual BMW X6 M.
Kjo paketë e re e dedikuar për këtë model, quhet Manhart MHX6 700, transmeton Koha.net. Numri 700 nënkupton që motori i këtij modeli tani është me kapacitet prej 700 kuajfuqi.
Paketa, ndër të tjera, përfshinë rrotat me ngjyrë të zezë e me diametër prej 22-inç, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, amortizatorët e modifikuar, frenat më të forta, si dhe interierin e modifikuar prej lëkure në kontrast me disa detaje me ngjyrë të verdhë.