Bogdanoviqit nuk iu lejua hyrja në Kosovë

Autoritetet e Kosovës ia kanë ndaluar hyrjen në Kosovë ministrit për Kosovën në Qeverinë në largim të Serbisë, Goran Bogdanoviq, për të marrë pjesë në 623 vjetorin e Betejës Mesjetare të Kosovës, të cilën komuniteti serb e quan “Vidovdan”.

Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë vetë Bogdanoviq, i cili ka thënë se arsyeja e moslejimit të hyrjes së tij në Kosovë është për shkak se ai i mbështet institucionet e Serbisë në Kosovë.

“Kjo është arsyeja, por mendoj se një gjë e tillë është aq ironike sa nuk e kuptoj një formë të tillë të përgjigjes. Nuk mundet askush që në atë mënyrë të më disiplinojë se si do të sillem unë politikisht”, ka thënë ministri serb Bogdanoviq.

Prishtina zyrtare nuk është prononcuar ende.

Manifestimi mbahet çdo 28 qershor, tradicionalisht në Graçanicë dhe Gazimestan.

Autoritetet e rendit kanë njoftuar se gjatë ditës së nesërme do të shtojnë praninë në rrugët që çojnë drejt këtyre dy lokacioneve. /koha/kohaislame

Artikulli paraprakIzraeli shemb objekte arkeologjike islame pranë xhamisë Aksa
Artikulli vijuesShpërthimet dridhin Shkodrën dhe Fushë-Krujën