Boko Haram sulmojnë bazat ushtarake të Nigerisë

Luftëtarë të Boko Haram, të pajisur me armatim anti-ajror dhe minahedhës, kanë sulmuar barakat ushtarake në verilindje të shtetit dhe kanë luftuar për disa orë me forcat qeveritare, njoftojnë autoritetet.

Ushtria njoftoi se ka përdorur edhe aeroplanë gjatë sulmit të së premtes në qytetin Bama.

Ky është sulmi i dytë brenda muajit që ky grupim kryen ndaj këtyre barakave ushtarake.

Boko Haram, i cili synon të krijojë një shtet islamik në Nigeri, shihet si entiteti organizativ më serioz dhe më i vështirë për strutkurat e sigurisë në shtetin që është prodhuesi më i madh i naftës në Afrikë.

“Ishin të armatosur deri në dhëmbë…Ende nuk kemi një pasqyrë reale të viktimave nga luftimet atje”, tha gjeneral-brigade Chris Olukolade.

Boko Haram ka marr përgjegjësinë për sulmin e koordinuar më 2 dhjetor në këtë bazë ajrore dhe barakat e tjera të ushtrisë në qytetin verilindor Maiduguri.

Ky ishte sulmi më i madh ndër vite në këtë qytet, i cili është edhe vendi ku ka lindur kjo lëvizje islamike 10 vjet më parë.

Artikulli paraprak24 vjeçarja vdes nga lodhja pas 30 orë pune radhazi
Artikulli vijuesNew York ndalohen edhe cigaret elektronike në ambiente publike