Bombardimi i Sirisë: Qindra njerëz në rrugë të Evropës

1 Min Read

Qindra njerëz kanë protestuar sot në Londër dhe Madrid kundër marrjes pjesë në sulmet ajrore të vendeve të tyre në Siri, si një lëvizje politike e ngritur për të luftuar Shtetin Islamik.

Rreth 5000 njerëz ishin mbledhur në qendër të Londrës të shtunën me pankarta: “Mos e bombardoni Sirinë”, “Hidheni Kameronin, jo bombat” dhe “Mos i shtoni benzinë zjarrit”.

“Kryeminstri David Kameron me pjesëmarrje në sulmin në Siri nuk do të dobësojë aspak ISIS-në, por të shtojë luftën civile, do të shtojë mizorinë në popullin sirian dhe do të shtojë rrezikun nga sulmet terroriste” u shpreh një nga organizatorët e lëvizjes “Ndal koalicioneve të luftës”./KohaIslame

TAGGED:
Share This Article