Boshnjaku, Adnan Mati, fiton vendin e parë në hifz të Kur’anit në Mekke

Boshnjaku, Adnan Mati, nga Sarajeva, nxënës i vitit të katërt në medresenë e Gazi Husrev Begut në Sarajevë, ka fituar vendin e parë në hifz të Kur’anit, në garat internacionale që janë zhvilluar këtyre ditëve në qytetin e Mekkes së bekuar.

Ai, përpos që nuk gabon në memorizim, lexon Kur’anin edhe në kiraete të ndryshme.

Një lajm i mirë për fitore të muslimanëve.

Garat internacionale për hifz të Kur’anit „Mbreti Abdul-aziz“ në Mekke, për së pari herë janë mbajtur në vitin 1979, që ishin të organizuara nën patronazhin e vet mbretit, kurse përmbajnë këto katër kategori: Hifzi i të gjithë Kur’anit me tefsir, Hifzi i tërë Kur’anit, Hifzi i gjysmës së Kur’anit dhe Hifzi i pesë xhuzave të Kur’anit.

Adnani ka fituar vendin e parë në kategorinë e katërt, hifzi për pesë xhuza të Kur’anit.

Më më shumë, shikojeni videon:

Artikulli paraprakDanezët krijojnë mburoj njerëzore në mbrojtje të xhamisë
Artikulli vijuesFushat siriane të mbjellura me raketa të pashpërthyera ruse (Foto)