Bosnja zgjedh Myftiun e ri

Komuniteti mysliman në Bosnjë ka zgjedhur të hënën Myftiun e ri.

“Unë jam i vetëdijshëm se është një përgjegjësi e madhe që po më jepet. Po lus Zotin të më ndihmoj ta mbaj këtë detyrë me nderë. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku, tha Kovazoviç, i cili do të zëvendësoj Mustafa Çeriçin si autoriteti më i lartë i komunitetit mysliman në vend. 48 vjeqari Kavazoviç ka studiuar jurisprudencën Islame në Univerzitetin Al Az-har në Kajro në vitet 1985-1990. Ai u zgjodh myfti i Tuzllës në vitin 1993.

Ai mbahet mend për deklaratën e bërë pas Masakrës së Srebrenicës, e cila u bënte thirrje myslimanëve të mos hakmerren.

Në masakrën e vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës kanë vrarë rreth 8,000 burra dhe djem myslimanë./kohaislame

Artikulli paraprakNëna, qendra e gjithçkaje
Artikulli vijuesUrtësia e përjetshme dhe e Vërteta e të përbashkëtës njerëzore