Irani zbarkon luftanije në Sudan

Dy luftanije të Iranit janë ankoruar në një port të Detit të Kuq të Sudanit.

Zbarkimi i tyre vjen vetëm pak ditë pasi Qeveria e Sudanit ka akuzuar rivalin iranian, Izraelin, për kryerjen e një sulmi ajror në një fabrikë armësh në Kartum.

Sudani ka kërcënuar se do t’i hakmerret Izraelit për incidentin.

Mediat iraniane thonë se komandantët e luftanijeve iraniane pritet të takojnë homologët sudanezë.

Ministria e Jashtme e Sudanit ka thënë të hënën se Irani nuk ka qenë i përfshirë në operacionet në fabrikën Yarmouk, e cila është dëmtuar nga eksplozivët dhe zjarri.

Izraeli ka akuzuar Sudanin se shërben si kanal për kontrabandimin e armëve te militantët palestinezë në Rripin e Gazës.

Artikulli paraprakNë Dagestan, vritet imami
Artikulli vijuesRusët dhe bjelloruset kundër “politizimit të të drejtave të njeriut”