Jugu dhe perëndimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë goditur nga një stuhi e cilësuar nga meteorologët si “veçanërisht e rrezikshme”.
Sipas BBC-së, të paktën 6 persona kanë humbur jetën dhe janë plagosur shumë të tjerë në prag të Krishtlindjes.
Ndërkohë, tre persona mbetën të vrarë kur tornadot lëvizën përmes veriut të Misisipit, dy të tjerë në Tenesi dhe një në Arkansas.
Autoritetet përgjegjëse kanë paralajmëruar për të paktën 20 tornado të fuqive të ndryshme.
Gjithashtu, erërat e forta kanë shkaktuar ndërkohë dëme ndaj shtëpive të shumta.
Autoritetet në Misisipi, po kryejnë operacione kërkim-shpëtimi shtëpi më shtëpi pas përfshirjes së shtetit nga disa tornado.
Mediet ndërkombëtare shkruajnë se, “në një aeroport në veri-perëndim të shtetit avionët u përmbysën dhe u hodhën tej nga erërat e forta, duke plagosur një numër të pacaktuar njerëzish”.
Kryetari i bashkisë së lokalitetit Klarksdejl, Bill Luckett për agjencinë e lajmeve “Associated Press”, ka deklaruar: “Jam duke parë disa dëme të tmerrshme”.
“Fletë metali të ngjitura pas pemëve, avionë të përmbysur, një ndërtesë sapo u prish”, ka thënë Luckett. Ndërkohë, autostrada numër 55 e Misisipit u mbyll në të dyja drejtimet për shkak të rrezikut