Si duhet të ushqehemi gjatë dimrit?

Ja disa këshilla të veçanta nga specialistët… Përforcimi i sistemit imunitar luan një rol të rëndësishëm në parandalimin e sëmundjeve.
Nëse nuk tregohemi të kujdesshëm me ushqyerjen mund ta kemi shumë të vështirë kalimin e dimrit. Ja ç’na këshillojnë specialistët për kalimin sa më lehtë dhe më me pak sëmundje të dimrit:

Peshk për vitaminën D

Ja dhe dimri u afrua. Dielli tani nuk ngroh si më parë. Kjo do të thotë se do të ngelemi pa vitaminën D.
Konsumimi një ose dy herë në javë i peshkut do të plotësojë nevojën tonë për vitaminë D.

Vitamina C e domosdoshme për sistemin imunitar
Konsumimi i frutave apo zarzavateve që përmbajnë vitaminën C është i domosdoshëm për përforcimin e sistemit imunitar.
Agrumet, majdanozi, zarzavatet me ngjyrë jeshile janë një burim i rëndësishëm i vitaminës C dhe në të njëjtën kohë përforcojnë sistemin imunitar.

Këshillohet konsumimi i freskët
Është shumë e rëndësishme që këto produkte të konsumohen të freskëta. Le t’i kushtojmë pak vëmendje këshillave të mësipërme nëse dëshirojmë të kalojmë një dimër pa probleme shëndetësore. /zhurnal/kohaislame

Artikulli paraprakFakte që nuk i keni ditur për krishtlindjet
Artikulli vijuesAs lufta nuk e ka penguar shitësin e librave të heqë dorë nga profesioni