Zëvendëspresidenti i Irakut nuk e pranon dënimin me vdekje

Ndihmëspresidenti i Irakut, Tarik El-Hashimi, të cilin gjykata e ka dënuar me vdekje (varje) dhe që për një copë kohë ndodhet në Turqi, sot doli para kamerave.

“Unë këtë vendim nuk e vlerësoj si legjitim dhe nuk kam për ta pranuar”, deklaroi Hashimi.

Hashimi ka disa muaj që jeton në Stamboll dhe në kohën që gjykata irakiane mori për të vendimin kapital ai kishte ardhur për takime në Ankara.

Në Ankara Hashimi realizoi një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme, Ahmet Davutollu.

Kurse sot paradite Hashimi organizoi një konferencë shtypi.

“Unë këtë vendim me vdekje të marrë në mungesë nuk e vlerësoj si legjitim dhe nuk kam për ta pranuar”, deklaroi Hashimi.

Hashimi tha se Kryeministri Maliki po e politizon gjyqësorin irakian duke shtuar se “drejtësia në Irak është vrarë, është ekzekutuar”.

Ndihmëspresidenti irakian kërkoi nga OKB-ja të ndërhyrë ndaj shkeljeve të të drejtave të njeriut në Irak dhe tha se në Irak ka shkelje të të drejtës ndërkombëtare.

Hashimi ritheksoi edhe një herë se vendimi në fjalë është plotësisht politik, ndërsa shtoi se Iraku ka paguar një kosto shumë të rëndë.

Ndihmëspresidenti i Irakut, Hashimi, ishte gjykuar në mungesë me akuzën “nxitje të vrasjeve dhe mbështetje të terrorit”. /trt/kohaislame

Artikulli paraprakMinistri turk: Suksesi Kosovës, është edhe i Turqisë
Artikulli vijuesKFOR-i ka bllokuar të gjitha rrugët alternative në veri