Zëvendëskryeministri i Turqisë Veysi Kaynak mbërrin në Shkup

0
297

Kaynak gjatë vizitës së tij dy ditore do të marrë pjesë në hapjen e xhamisë së rinovuar “Hajdar Kadi” në Manastir, ndërsa siç është paralajmëruar, ai do të vizitojë edhe qytetin e Shkupit dhe Ohrit

Zëvendëskryeministri i Republikës së Turqisë, Veysi Kaynak, i shoqëruar nga një delegacion qeveritar, përfshirë edhe deputeti i AK Partisë nga Stambolli, Hüseyin Bürge, ka mbërritur në Aeroportin “Aleksandri i Madh” në kuadër të vizitës së tij dyditore në Maqedoni, raporton Anadolu Agency (AA).

Në aeroportin e Shkupit, zv/kryeministri turk u prit nga ndihmësambasadori i Turqisë në Maqedoni, Sinan Ertay, koordinator i zyrës në Shkup të Agjencisë Turke për Zhvillim dhe Koordinim (TIKA), Teoman Tiryaki, zv/drejtori i Qendrës Kulturore Turke “Yunus Emre” – Shkup, Fuat Korkmaz, drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Fondacioneve pranë Qeverisë së Turqisë, Adnan Ertem, përgjegjësi i servisit të Anadolu Agency (AA) në gjuhën shqipe dhe maqedonase, Adnan Idriz, si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve turke në Maqedoni.

Kaynak gjatë vizitës së tij dy ditore do të marrë pjesë në hapjen e xhamisë së rinovuar “Hajdar Kadi” në Manastir, ndërsa siç është paralajmëruar, ai do të vizitojë edhe qytetin e Shkupit dhe Ohrit.