Valentina Bozhinovks, kryetare e Komisionit për marrëdhënie në mes komuniteteve fetare dhe grupeve religjioze, u bën thirrje besimtarëve myslimanë dhe të krishterë t’i respektojnë principet fetare, transmeton Portalb.
“Ata shumë mirë e dinë se as shqiponja as kryqet nuk i bëjnë fitues apo humbës. Ata historikisht kanë jetuar në frymën e tolerancës dhe bashkëjetesës dhe kanë ditur të ndajnë momente si në të keqe ashtu edhe në të mirë. E as që ndonjëherë të krishterët janë mbledhur kundër ndërtimit të ndonjë xhamie, apo t’u ketë penguar namazi. Ata mbrëmë që shkatërruan themelet e kryqit ishin fitues? Është koha që myslimanët dhe të krishterët tu kthehen rrënjëve të stërgjyshërve, sepse ata ishin shembull se si jetohej në Maqedoni”, shprehet Bozhinovska.
Sipas saj, është koha për bashkim njerëzor. Ashtu si mundemi nga brenda të ndihmohemi nuk mundet të na ndihmojë dikush nga jashtë.
“Ju bëjë thirrje që ti ndjekim shembujt e ish myftinisë dhe kryetarit aktual të Dibrës, Ruzhdi Lata dhe kryemurgu Partenij, të dy e ruajnë bashkëjetesën fetare në rajonin e Dibrës dhe Rekës, të maqedonasve, shqiptarëve dhe maqedonasve të përkatësisë islame. Vetëm në këtë mënyrë do ta ngremë bajrakun e përbashkët të tolerancës dhe bashkëjetesës në Republikën e Maqedonisë”
Bozhinovska apelon në këto momente që problemi të zgjidhet institucionalisht.