Brabusi modifikon edhe Mercedes C-Class Wagon [foto]

Kompania Brabus ka ofruar një program tuning për versionin Caravan të modelit të ri të Mercedes C-Class.

Kjo ofertë përfshinë Body Kit (spoilerin e përparmë, set pragjesh, difuzer të pasmë), rrotat prej alumini me diametër prej 18, 19 dhe 20-inç, maskën e përparme me etiketën Brabus, katër tuba të shkarkimit prej kromi, pajisjet sportive Bilstein, transmeton Koha.net. Në këtë ofertë kjo veturë është më e ulët për 30 milimetra, posedon disa elemente të reja për enterier, pedalet prej alumini, disqet e frenave të reja, matësin e shpejtësisë deri në 340 kilometra në orë, si dhe paketa për përforcimin e motorit.

Pra, versioni C250 është përforcuar në 245 kuaj fuqi, i cili shpejtësinë prej 0 deri në 100 km/h e arrin për 6,5 sekonda, ndërsa atë maksimale e arrin deri në 250 km/h.

Ndërkaq versioni C180 tani është përforcuar për 21 kuaj fuqi më shumë, versioni C200 është më i fuqishëm për 41 kuaj fuqi, C220 CDI për 35 kuaj fuqi dhe C250 CDI është përforcuar për 41 kuaj fuqi.

© KOHA

Artikulli paraprakClarksonit i ofrohet punë në Rusi
Artikulli vijuesGreqia përsëri në krizë, ka para veç deri më 20 prill