Brahimi: Asgjë thelbësore në bisedimet për Sirinë

Ndërmjetësi i OKB-së, Lakhdar Brahimi, deklaroi se nuk pret që të arrihet “diçka thelbësore” në raundin e parë të bisedimeve për Sirinë, përpara se ato të përfundojnë ditën e premte.

Ai tha se nuk ndihej “i zhgënjyer” për këtë dhe se “akujt po thyhen me ngadalësi”.
Ai shtoi gjithashtu se OKB dhe qeveria siriane janë ende duke negociuar për aksesin e një autokolone me ndihma humanitare në qytetin e pushtuar të Homsit. Veçmas, të mërkurën, shefi amerikan i spiunazhit, James Clapper, paralajmëroi për rritjen e numrit të luftëtarëve të huaj në Siri./tc/kohaislame

Artikulli paraprakSiri: Shkatërrohen qëllimisht banesat shumë-katëshe
Artikulli vijuesQeveria dhe Kuvendi i Kosovës përplot me bashkëpunëtorë të UDB-së (Video)